Mezi po pres të martohem!

“Mezi po pres të martohem”,- ka thënë George Clooney. Aktori ka dhënë lajmin e martesës së tij gjatë një darke gala në Firence. Ylli i Hollywood në fakt shumë shpejt do të ngjitet në altar. Më 26 shtator ai do të martohet me avokaten, Amal Alamuddin në Venecia. “Do të martohem në Itali pas pak javësh. Dua t’i them Amalit që e dua pafundësisht dhe mezi pres që të bëhem bashkëshorti yt. Jam shumë i lumtur dhe i dashuruar me Amal. Ende nuk e kemi vendosur vendin, por ndoshta do të jetë në një pallat antik në Venecia”,- ka thënë Clooney.
Aktori hollivudian martohet vetëm pak ditë pas ish të dashurës së tij Elisabetta Canalis, e cila e ka parashikuar dasmën e saj më 14 shtator në Sardenja.

Advertisement