Metallica, së shpejti me album të ri

Një album i ri i grupit Metallica është duke ardhur në tregun muzikor. Vokalisti i grupit, James Hetfield, ka konfirmuar në një intervistë të dhënë se fundmi se grupi momentalisht po regjistron albumin e ri.

“Po ju tregoj se ne po regjistrojmë albumin e ri momentalisht. Do të jenë në total tre kitara dhe secila prej tyre do të ketë tinguj të ndryshëm”, ka thënë ai në një intervistë për “EMG”.

Advertisement

Albumi i fundit që Metallica ka publikuar në 2008, “Death Magnetic”, dhe që prej fillimit të këtij viti grupi ka qënë duke punuar për këngë të reja.