Kreu i shtetit Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe shefi i qeverisë, Edi Rama kanë nderuar së bashku të rënët e Atdheut në ditën e 5 Majit, në varrezat e Dëshmorëve.
Njëri pas tjetrit, ata kanë vendosur kurora në monumentin e Nënës Shqipëri, ku të pranishëm të tjerë kanë qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Ndërkohë kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kryer homazhet në orën 11.00.