Meta: Opozita cënoi procesin zgjedhor

Ilir Meta deklaron se opozita u përpoq të cënojë procesin zgjedhor të 21 Qershorit dhe për këtë, LSI kishte paralajmëruar më herët publikun dhe ndërkombëtarët.

“LSI si forcë e përgjegjshme dhe serioze shqetësohet për mbarëvajtjen e demokracisë dhe standardeve zgjedhore në Shqipëri, për cënimin e të cilave kishim paralajmëruar ndërkombëtarët se do të bëhej gjithçka për t’i cënuar nga opozita, që për fat të keq është akoma e çoroditur dhe në drejtim të paditur”, tha Meta, duke shtuar se pavarësisht kësaj, qytetarët votuan me qytetari dhe kulturë”.

Advertisement

Meta thërriti këtë të premte mbledhjen e parë të kryesisë së partisë për të analizuar rezultatin e 21 Qershorit, të cilin Meta e vlerësoi si tejet të suksesshëm për LSI-në, me përjashtim të Pogradecit.

“Është një rezultat që nuk mund të pranojmë, një rezultat që na solli një zhgënjim të madh. Rezultati është pasojë e shumë faktorëve, por ne do ta nisim nga vetja, ndaj do të nisë menjëherë procesi i ristrukturimit të partisë në Pogradec”, tha Meta.