Meta do të prezantojë këtë javë aplikacionin që do të rivalizojë Twitterin…

Kompania mëmë që zotëron Facebook-un, “Meta”, do të prezantojë këtë javë aplikacionin që do të rivalizojë Twitterin.

Ky aplikacion do të quhet “Threads” dhe do të lidhet direkt me Instagramin. Mendohet se paneli i kontrollit të këtij aplikacioni duket i ngjashëm me atë të Twitter.

Advertisement

Aplikacioni “Threads” duket se do të jetë falas për të gjithë përdoruesit dhe nuk do të ketë kufizime në numrin e postimeve. Ndryshe ndodh me Twitterin, që javën e kaluar pronari Elon Musk njoftoi se do të ketë kufizime për numrin e postimeve dhe do të kalohet me pagesë për të patur postime të pakufizuara.

Aplikacioni “Threads” është i disponueshëm për porosi papraprake në Apple Store, në përshkrimin e së cilës thuhet se “Threads është vendi ku komunitetet mblidhen për të diskutuar gjithçka”.

Duket se aplikacioni “Threads” i Mark Zuckerberg mund të rivalizojë seriozisht Twitterin dhe synimi është që të tërheqë mjaft përdorues të zhgënjyer.