Fjala ‘koalicion’ ka qënë në fokus të fjalimeve të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ata kanë inspektuar punimet për rrugët e reja në Zall Herr.
Kreu i Kuvendit tha se me koalicionin e madh nuk dihet ende se ça po bëhet, por koalicioni i vogël, duke iu referuar bashkisë së Tiranës po punon shumë mirë. “Me koalicionin e madh nuk e di se ça bëhet, se ato janë punë të forumeve, dhe nuk merrem me atë punë, po ky koalicioni i Tiranës po punon shumë mirë dhe dua ta falenderoj dhe një herë Erionin për këtëfrymë bashkëpunimi që ka, jo thjesht si koalicion, se kjo nuk është më e rëndësishmja, po dhe me komunitetin dhe qytetarët”, tha Meta.
NdërsaVeliaj foli për bashkëpunimin për të bërë punë të mira, ku theksi ishte sërish tek fjala ‘koalicion’.
“Bashkimi bën fuqinë, solli investime si këtu, transformoi reformat dhe vendin në mënyrë të paimagjinueshem dhe unë besoj se bashkimi në një koalicion për Shqipërinë dhe jo gjëra që na ndajnë është mënyra se si Shqipëria të ecë përpara”, u shpreh Veliaj.
Kreu i Kuvendit foli për reformën administrative, për të cilën ka kërkuar edhe përfshirjen e opozitës, duke e quajtur si reformë të suksesshme. Megjithatë ai tha se duhet bërë një analizë e zbatimit të kësaj reforme, si dhe për të nxjerrë në pah mangësitë për t’i korrigjuar.
Javën e ardhshme është dhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të cilën PS dhe LSI nuk kanë zyrtarizuar ende nëse do të jenë së bashku në zgjedhje