Messi kërkon falje!

Lionel Messi i kërkoi falje klubit të Paris St Germain dhe shokëve të ekipit pasi u pezullua për udhëtimin që bëri në Arabinë Saudite.

Drejtuesit e klubit parisien vendosën që ta dënonin shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” me 2 javë pezullim pasi fluturoi drejt Riadit pa marrë leje, ndërsa duhej të ishte në fushë për t’u stërvitur me ekipin pas humbjes 3-1 ndal Lorient të dielën.

Advertisement

Argjentinasit regoi me një postim në Instagram arsyet e veprimit të tij.

“Të tregohem i sinqertë besoja se do ta kisha një ditë pushimi pas ndeshjes siç kishte ndodhur në javët e kaluara. E kisha organizuar këtë udhëtim dhe nuk munda dot ta anuloja. I kërkoj falje shokëve të skuadrës dhe po pres çfarë do të bëjë klubi me mua”.

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, tha se nuk kishte asnjë lidhje me vendimin e klubit për ta pezulluar Messin.

Argjentinasi do të mungojë në dy takimet e ardhshme kundër Troyes dhe në shtëpi ndaj Ajaçio.

PSG kryeson me pesë pikë më shumë se sa Marseille, ndërsa deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe pesë ndeshje.