Meshkujt me ngjyra të Calvin Klein

    Një figurë e fortë që të jep siguri dhe në të njëjtën kohë guxon me ngjyrat dhe format e veshjeve. Drejtori Kreativ i linjës së meshkujve, Italo Zucchelli ka dashur të përcjellë një figurë të përbërë dhe harmonike por në të njëjtën kohë ka shkuar përtej duke përdorur ngjyra të forta si bluja elektrike apo e kuqja. Në pasarelë janë parë edhe veshje shumë të mbushura, rroba cashmere high-tech dhe këpucë gome të cilat stilisti i ka përcaktuar si “parakolp”.

    Advertisement