Diva e muzikës, Beyonce, feston sot 37-vjetorin e lindjes.
Padyshim që kjo është një ditë e mbushur plot me urime dhe surpirza për të, por mes tyre ia vlen të veçohet urimi i nënës së saj, Tina Knowles, e cila zgjodhi një foto nga fëmijëria e hershme e këngëtares, duke u kthyer plot 37 vite më parë, atëherë kur Bey ishte vetëm 4-muajshe.
“Ka ardhur ditëlindja jote aty ku je ti. Kështu që gëzuar ditëlindjen për njeriun me zemër më të mirë, më bujare dhe më të bukur. Brilante gjithashtu! Je gjithmonë duke menduar, duke planifikuar, duke analizuar dhe duke krijuar strategji për ta bërë gjithë çka prek më të mirë.
Në këtë foto, ti ishe thjesht 4 muajshe dhe unë as që arrija dot të kontrolloja gëzimin dhe krenarinë për ty, lindjen time të parë. Jam betuar që do të dua dhe do të përkrah për gjithë jetën.
Ndonjëherë nuk e besoj dot që mes gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm në botë, Zoti më zgjodhi mua të isha nëna jote. Dita që ti dhe motra jote erdhët në jetën time, janë dy ditët më të lumtura të jetës sime. Është një privilegj për mua që ju kam mbajtur në trupin tim. Shijoje ditëlindjen. Askush s`e meriton më shumë se ty. Të dua, mami”, shkruan ajo.