Mërzitet Kanye: Më censuruan këngën!

Friday, December 5, 2025

Kanye West ka reaguar pas performancës aspak të mirë në “Billboard Music Awards”, të mbajtur pak ditë më parë.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, rreperi tha se kënga e tij u censurua në ekstrem, ky ishte dhe shkaku se përse kishte më shumë “beep” sesa tekst.

Kanye tha se për shkak të kësaj censure nga ana e organizatorëve të këtij eventi, rrjetit ABC dhe “Dick Clark Production”, zëri i tij dhe performanca u prezantuan shumë keq në publik.

Siç shkruan Huffingtonpost, në deklaratën e tij, West shprehet tepër i mërzitur dhe i fyer nga ky veprim, ndërsa e konsideron qesharake këtë censurë në vitin 2015.

Kanye performoi “All Day” e “Black Skinhead” dhe një pjesë e mirë e audios u censurua nga ABC, ndërsa performanca e tij u konsiderua si tepër e dobët nga kritika dhe fansat.

SourceTv Klan
RELATED ARTICLES
- Advertisment -