Mariah Carey i ka zënë vendin aksidentalisht Meryl Streep në çmimet Golden Globe.

Aktorja fituese e 9 çmimeve “Golden Globe” ka folur për situatën gjatë një interviste për Jimmy Kimmel. Kur u pyet nëse ishte e vërtetë historia, 68-vjeçarja Streep me humor ka thënë “Ajo më zuri vendin tim!”. Meryl rrëfen se kur shkoi atje pa se këngëtarja ishte ulur afër Steven Spielberg.

Advertisement

“Ajo më tha: Oh, zot më detyruan të ulem”. Aktorja thotë se pas pushimit të reklamave, të gjithë ulen ku të gjejnë karriget, njësoj si loja e “karriges muzikore”.

Një natë më parë Mariah pranoi gabimin dhe kërkoi falje në Twitter: “E dashur Meryl, të lutëm me fal! Mund të ulesh në karrigen time kur të duash”.