Asdren Gjikolli ose, siç e njohim të gjithë me emrin e artit, Gjiko, feston sot ditëlindjen.
Reperi nga Kosova ka qenë pjesë e mediave rozë më së shumti për thashethemet lidhur me marrëdhënien e tij me moderatoren Elita Rudi dhe bashkëpunimeve me këngëtarë të ndryshëm. Si dhuratë për ditëlindjen e tij të 25-të, Gjiko ka marrë një tortë gjigante në ngjyrën e arit, mbi të cilën është vendosur edhe një mikrofon, që simbolizon dëshirën dhe pasionin e tij për të kënduar. Reperi i njohur ka postuar një fotografi pak orë më parë në Instagram ku shfaqet pranë tortës. Çfarë tërheq më së shumti vëmendjen është urimi që ai i ka bërë vetes.
“Happy Birthday motherfucker!”- shkruan Gjiko bashkangjitur fotos.
Duhet thënë se kjo është vërtet një mënyrë e çuditshme për të uruar veten.
https://www.instagram.com/p/BOzIrtkFFJL/