Rënia në peshë është një problem me të cilin përballen shumë njerëz. Ndjekja e dietave të ndryshme jo gjithmonë mund të rezultojë e suksesshme nga një person në tjetrin. Kjo varet nga organizmi kryesisht, nga lloji i dietës dhe dëshira për ta ndjekur sipas udhëzimeve.
Kosi dhe kanella janë dy përbërës shumë të thjeshtë, të përdorshëm dhe mbi të gjitha pa shumë kosto. Kanella shquhet për vetitë e saj mjekësore të njohura nga njerëzt shumë vite më parë. Ajo blihet në formën e pluhurit kryesisht dhe kombinohet në pije apo ushqime të ndryshme. Një kombinim perfekt është ai me kosin.
Studimet kanë treguar se një lugë çaji në ditë mund të zvogëlojnë nivelin e sheqerit në gjak, sidomos kur bëhet fjalë për diabetin e tipit 2.
Kjo dietë me kos dhe kanellë zgjat për 10 ditë rresht. Çdo mëngjes duhet të hani 200 ml kos të miksuar me një lugë çaji kanellë. Ju gjithashtu mund të shtoni në të edhe drithëra apo fruta.
Drekën hajeni si zakonisht, por pa e tepruar me sasinë e ushqimeve.
Në darkë hani sërish 200 ml kos dhe 1 lugë çaji kanellë por pa drithëra apo fruta. Gjatë kësaj diete duhet të pini sa më shumë ujë dhe të jeni fizikisht aktivë.