Menduam se Miley dhe Liam u ndanë, por kjo video tregon të kundërtën

Ditën e djeshme, u përlotëm të gjithë kur morëm vesh se pasi anuluan martesën, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund lidhjes së tyre.

Të paktën kështu qarkulloi lajmi nëpër portalet e huaja. Por, prisni pak… ishte thjesht një lajm i rremë (Urraaaa!) dhe këtë e ka konfirmuar vetë çifti.

Advertisement

Ndërsa i gjithë rrjeti po zien, Liam ka gjetur një mënyrë gjeniale për t`iu dhënë fund njëherë e mirë këtyre thashethemeve. Ai ka postuar një video, ku ndodhet në makinë së bashku me Miley-n dhe ndërsa kërcejnë me muzikën në sfond, ai bën atë që bën gjithmonë dhe që Miley urren më shumë, e tremb.

Edhe më parë Liam ka postuar video të tilla dhe, me sa duket, e bën shpesh këtë shaka, edhe pse Miley-t nuk i pëlqen aspak.