Menduam se do të rikthehej në Top Channel, por Jonida Shehu ka një tjetër surprizë

“Jonida Podcast” quhet projekti më i ri i Jonida Shehut, i cili do të transmetohet vetëm në YouTube.

Ndërkohë që pritej shtatori për ta parë sërish në rolin e moderatores në Top Channel (siç përflitej), Jonida publikoi intervistën e parë në YouTube me Eleni Foureirën.

Advertisement

Më shumë detaje, ajo i ka thënë dhe vetë në video: “Këtë unë e kam konsideruar si një bibliotekë intervistash ku ju do të keni mundësi të dëgjoni rrëfime, biseda, intervista ekskluzive me të ftuar të njohur apo të panjohur. Janë njerëz që unë do të dëshiroja t’i intervistoja”, thotë ajo.