Ledian Memushaj e mbylli sezonin me skuadrën e Pescara-s, e cila ra në Serie B. Megjithatë, mesfushori shqiptar me shumë mundësi do të mbetet në elitën e futboll italian.

Është folur shumë se Memushaj do të bëhet pjesë e Bologna-s në sezonin e ri, por së fundmi në skena ka dalë edhe Lazio.

Advertisement

Sikurse ka zbuluar Corriere dello Sport, mesfushori shqiptar i është ofruar drejtuesve lacialë, të cilët janë në kërkim të një mesfushori me tiparet e 30-vjeçarit.

Në fakt ka qenë vetë trajneri Simone Inzaghi i cili ka shfaqur shqetësimin e tij për repartin e mesfushës, ku e sheh organikën të paplotësuar. Memushaj, edhe pse ka shfaqur besnikëri ndaj Pescarës, nuk do të hezitonte të firmoste për klubin kryeqytetas që do t’i jepte mundësinë për të qëndruar në Serinë A.

Lazio është kualifikuar në fazën e grupeve të Europa Leagues, cka do të thotë se do të jetë e angazhuar maksimalisht në tre fronte. Për t’i dhënë frymëmarrje Senad Lulicit dhe Marco Parolos, Inzaghi preferon të ketë nën urdhrat e tij edhe Ledian Memushajn, që edhe pse nuk do të ishte zgjedhje e parë, mund të rezultojë shumë i vlefshëm falë cilësive të tij teknike.