Melania Trump viziton sërish një qendër të emigrantëve klandestinë, këtë herë në kufirin me Meksikën, në Tucson, Arizona.
Në vizitën e parë Melania u shfaq me një xhaketë jeshile të errët me mbishkrimin “Mua vërtet nuk më intereson, po ty?”, duke ngjallur diskutime. Zëdhënësja e saj tha që nuk nënkuptonte asnjë mesazh mbishkrimi mbi xhaketë, ndërsa presidenti Trump e cilësoi një dedikim ndaj falsitetit të mediave.
Në takimin e dytë Zonja e parë është shfaqur elegante me një bluzë të zezë dhe pantallona të bardha.
Janë më shumë se 2300 fëmijë emigrantësh klandestinë që janë ndarë nga familjet në kufi. Urdhri i ndarjes së familjeve klandestine është pezulluar përkohësisht nga Donald Trump pas indinjatës në Kongres dhe në botë, por nuk është vendosur akoma bashkimi i tyre.