Melania Trump iu nënshtrua një operacioni në veshkë

Kjo nuk është periudha më e mirë për Zonjën e Parë të SHBA-së.

Melania Trump iu nënshtrua një operacioni serioz mëngjesin e djeshëm. Lajmin e bëri publik zyra e saj përmes një deklarate zyrtare.
48-vjeçarja ka pasur probleme të vazhdueshme me veshkën kohët e fundit, probleme që zyra e saj i përshkruan të parrezikshme. Sipas deklaratës, ndërhyrja përfundoi me sukses dhe nuk pati komplikacione. Sidoqoftë, Melania do të qëndrojë në spital deri në fund të javës për të qenë nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Procedurat e embolizimit ndihmojnë në pakësimin apo eleminimin e furnizimit me gjak një tumori apo një tjetër rritjeje anormale qelizash.

Melania është Zonja e Parë e Sh.B.A.-ve që i nënshtrohet një operacioni të tillë serioz. Sipas CNN, Nancy Reagan ishte e fundit që kreu një mastektomi në 1987-n. Gjithashtu, raportohet se Donald Trump qëndroi në Shëpinë e Bardhë gjatë operacionit, por pritet ta vizitojë të shoqen së shpejti, ose deri më tani duhet ta ketë vizituar.