Nuk është e lehtë të jesh Zonja e Parë e Amerikës.

Shembulli më i mirë i kësaj është Melania Trump dora vetë. Pas skandaleve në të cilët është përfshirë i shoqi kohët e fundit duke ndjekur rrëfimet e Stormy Daniels dhe Karen McDougal, të cilat pretendojnë se Trump ka pasur lidhje me të dyja, Melania kërkon të qëndrojë sa më larg tij.

Advertisement

Sipas Us Weekly, vetë bashkëshortja e Trump ka pranuar se deklaratat e bëra së fundmi nga Stormi Daniels e kanë shqetësuar shumë.

“Ajo është shumë, po shumë e palumtur me jetën që po bën. Nëse do të mundte do të zhdukej nga Trump bashkë me djalin e saj.”- janë shprehur burime pranë saj.

Kohët e fundit, ajo është përpjekur të shfaqet sa më pak pranë tij dhe ka shmangur çdo shkrepje të mundshme nga ana e fotografëve. Ndonëse bashkëshortja e Trump-it ka qenë gjithnjë grua e pavarur, situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe kjo periudhë për të është më shumë se e tmerrshme.

Ndërkohë e vetmja mënyrë për ta përballuar këtë situatë, për Melanian është të fokusohet tek djali i saj dhe pushime të mira qër t’u qetësuar.