Mel B, një nga pjesëtaret e grupit të njohur Spice Girls, ka bërë një rrëfim të sinqertë mbi lidhjet e saj të dashurisë. Mel B është nënë e tri vajzave: Phonix Chi Gulzar, 16 vjeç, me ish-bashkëshortin Jimmy Gulzar, Angel Iris Murphy 9-vjeçare me ish-bashkëshortin tjetër, Eddie Murphy, si dhe Madison Brown Belafonte, 4 vjeç, me bashkëshortin aktual Stephen Belafonte. Këngëtarja është e njohur prej publikut edhe për historitë e saj të shumta të dashurisë që kanë përfunduar, por në një intervistë që ajo ka dhënë për “Gay Star News” publiku ka mbetur i çuditur kur ajo ka pranuar se përpara bashkëshortit aktual ka pasur lidhje me një femër. “Nuk ka ndonjë frikë apo fshehje këtu. Për çfarë duhet të fshihem? Unë nuk jam person që ka frikë. Për aq kohë sa nuk i shkaktoj dëm askujt, unë jetoj në paqe. Po kam qenë e dashuruar me një grua për 5 vite dhe nuk ka qenë eksperiment, ka qenë dashuri e vërtetë”, është shprehur Mel B. E pyetur nga intervistuesi nëse ajo do të kishte problem sikur një nga vajzat e saj t’i përkasin komunitetit LGBT, ajo tha: “Në fakt po lus Zotin që njëra prej tyre të jetë. Nuk është diçka që mund ta imponoj, por do ta doja. Çfarëdo që fëmijët e mi të zgjedhin, unë do ta mbështes e do ta festoj”.