Gjobitet Vanessa Hudgens, ja arsyeja

Vanessa Hudgens është detyruar të paguajë një gjobë prej 1.000$ pasi gdhendi emra në një shkëmb të kuq në Arizona për Shën Valentin. Aktorja e “High School Musical” shpërndau në Instagram një foto ku dallohej qartë emri i saj dhe i të dashurit Austin brenda një zemre të gdhendur. Ajo e shpërndau foton me hashtag-un #sedonadreams, por më vonë fotoja u hoq nga rrjeti social. Hudgens pagoi një gjobë prej 1.000$ pasi u akuzua për dëmtim të monumenteve natyrore nga Departamenti i Mbrojtjes së Pyjeve të SHBA-së. Shuma e paguar shkoi për restaurimin e shkëmbit, ndërkohë që as aktorja e as ndonjë përfaqësues i saj nuk ka folur akoma për këtë gjë.

Advertisement