Dasma e Meghan Markle dhe princ Harry ishte eventi i vitit dhe u ndoq nga miliona njerëz në të gjithë botën, por që nga ai moment filluan dyshimet se ajo mund të ishte shtatzënë.
Meghan në ceremoninë e kurorëzimit dhe në festën e organizuar zgjodhi të vishte dy fustane të cilët nuk i puthiteshin pas trupit.
Më pas u shty muaji i mjaltit…
Çifti do të nisej për muaj mjalti në Kanada direkt pas dasmës, por nuk ndodhi kështu. U tha se largimi i tyre u shty për shkak të ditëlindjes së princ Charles. Madje edhe aty fustani i saj fshihte linjat trupore.
Një tjetër aludim është se gjatë ceremoninë së kurorëzimit të tyre, lexuesit e buzëve kanë thënë se dy bashkëshortët i kanë përshpëritur njëri- tjetrit fjalën “fëmijë” në altar.
A mund të vërtetojmë me kaq se Dukesha e Sussex është në një pritje të ëmbël?