Meghan Markle flet hapur për marrëdhënien me Princ Harry: Nuk është e lehtë…

Meghan Markle dhe Princ Harry ishin të pranishëm në premierën e filmit “Mbreti Luan” dhe aty patën mundësinë të takojnë shumë personazhe të njohur. Një ndër ta ishte artisti Pharell William me të cilin, Meghan ka bërë një bisedë shumë interesante për lidhjen e saj me Princin Harry që është gjithë kohës nën vëmendjen mediatike. “Jam shumë i lumtur për ribashkimin tuaj. Dashuria është e mrekullueshme. Dashuria është e bukur. Mos e merr të garantuar. Por se çfarë do të thotë me klimën e sotme…

Thjesht doja t’u thosha se e juaja është shumë domethënëse për të gjithë ne…ju përgëzojmë vërtet”, dëgjohet t’i thotë Pharell Meghan dhe Harry në videon e publikuar nga “The Sun”. Më pas Meghan i është përgjigjur: “Oh shumë faleminderit, por ata nuk na e bëjnë aspak të lehtë”.Pavarësisht se Meghan nuk tregoi se kujt i referohet, kuptohet lehtësisht se ajo flet për publikun që i mban vazhdimisht nën vëzhgim. Që nga momenti i njohjes Meghan dhe Harry kanë qenë gjithmonë pjesë e mediave për lajme shpesh të pavërteta. Shumë herë ata janë përfolur për marrëdhënien e keqe me pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore apo me babain dhe motrën e Meghan.

Advertisement

/RevistaWho/