Më vërtiten si peshkaqenë…

Sharon Stone ka rrëfyer se doktorë të kirurgjisë plastike i vërtiten rrotull si peshkaqenë… Aktorja 56 vjeçare që i ka rezistuar tundimit për t’ju nënshtruar operacioneve plastike ka pranuar se mjekët më të mirë dëshirojnë të punojnë me të. “Nuk mund t’ju tregoj se sa shumë mjekë janë përpjekur të më shesin apo bëjnë një lifting (tërheqje) të fytyrës. Kjo nuk është etike pasi betimi i Hipokratit është të mos dëmtojnë askënd dhe kjo kirurgji mund të jetë e dëmshme. Vetëm nëse do të ishte e nevojshme dhe e përshtatshme atëherë po që do t’a bëja. P.sh. rrreth të 20-ave pësova një aksident kur po kalëroja dhe më mbeti një shenjë në qafë, të cilën m’u desh t’a rregulloja. Por nuk mendoj se në këtë moshë duhet të çmendesh dhe të zmadhosh gjioksin e të presësh fytyrën. Të gjitha po fillojnë të duken njësoj. Kemi 4000.000 vajza me flokë bjondë, me të njëjtën hundë, buzë gjigande, proteza në mollëza, dhëmbë të rimodeluar. Mendoni se duken më të bukura?”.

Ja përgjigjuni ju Sharon-it…

Advertisement