Ajo ka investuar shumë kohë në këtë lidhje. Thënë kjo nuk do të pranonte nëse Steven shkon me një femër tjetër. Ajo e ka paralajmëruar që në fillim për mënyrat e tij të çuditshme: “Që në fillim i thashë se nëse luante edhe unë do të luaja dhe sigurisht që një gjë e tillë nuk i pëlqeu shumë. Steven ka rrëfyer tek Oprah gjatë puntatës së fundit se i ka ardhur keq që ka tradhëtuar dy ish-bashkëshortet e mëparshme, por gjithashtu ka pranuar se dëshiron të bëjë të keqin me çdo femër që sheh: “Do të doja të bëja sex me çdo femër që do të më dëshironte, kujt nuk do i pëlqente? Por nuk e bëj një gjë të tillë. Unë e dua Erin për vete dhe nëse seksi me të tjera do të m’a largonte, sigurisht që nuk do t’a bëja”. Të shohim se sa do të zgjasë kjo lidhje.