Me të dashur të ri?

Ndoshta është ende herët për t’a pohuar, pasi vetëm pak javë kanë kaluar nga ndarja me bashkëshortin Jordan Bratman. Megjithatë është e sigurt se artistja ka dikë që i ngroh zemrën. Sipas raportimeve të US WEEKLY ajo ka filluar të frekuentojë Mathew D Rutler, një asistent që e ka takuar gjatë xhirimeve për filmin BURLESQUE. Pak ditë më parë Aguilera dhe Matthew kanë darkuar së bashku me mikeshën e ngushtë Nicole Richie dhe Joel Madden. Në fund të mbrëmjes dy çiftet janë larguar me makinën e Madden-it. Mbeten ende mister arsyet e divorcit të Christina-s. Të ketë lidhje me aventurat jashtëmartesore vallë?

Advertisement