Ditën e djeshme, artistja Xhensila Myrtezaj festoi 30-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast ajo organizoi një festë të madhe, duke e shijuar në maksimum me shoqërinë por nuk munguan as dy fëmijët e saj të vegjël.
Teksa Xhensila shpërndau dje disa postime rreth ditëlindjes në Instastory, ditën e sotme ka ndarë me fansat e saj më shumë imazhe teksa shkruan: Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme. Më shumë s’ka vend!
Xhensila së bashku me Besin, babain e dy fëmijëve të saj janë ndarë pak kohë më parë, ku kjo krisje në marrëdhënien e tyre është pranuar nga vetë Bes Kallaku në ‘Ferma VIP’.