Çifti i njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë duke shijuar disa ditë pushime në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ka qenë Shkëlzeni ai i cili publikoi një foto mjaft romantike. Në foton bardhezi Armina ka përqafuar Shkëlzenin, ndërsa ai i puth dorën.
“Më shumë se fjalët”, shkruan ai, duke nënkuptuar se foto i thotë të gjitha.
Blogerja e njohur ka bërë të ditur pak kohë më parë se do të lidhin kurorë, por për dasmën e tyre do të na duhet të presim dhe një vit.