Kim ka veshur sandalet e gjyshes! Kjo po që përbën lajm… Kim Kardashian, në shtatzaninë e saj të parë është fotografuar në aeroportin e Los Angelos-it me një palë sandale të zeza të sheshta. S’ka më taka të larta për pasaniken e reality show-ve, por vetëm një palë sandale për të ecur rehat tani që barku i rritet ditë pas dite. Më në fund edhe ajo, si shumë të tjera, ka lënë mënjanë imazhin seksi dhe fashion për të cilin ka punuar shumë, për t’i lënë vendin prakticitetit.