‘Më pështynin në rrugë’/ David Beckham rrëfen momentin më të errët të karrierës!

Seriali “Beckham” në “Netflix” është kryefjala e momentit dhe e gjithë jeta e David, Victoria-s dhe fëmijëve të tyre po kalon në “lupën” e publikut.

Ndër të tjera, David Beckham ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij. Për sukseset, por edhe dështimet e momentet më të errëta që ka kaluar.

Advertisement

Më i tmerrshmi i kujton ndeshjen e Kupës së Botës në vitin 1998, përballja Angli-Argjentinë.

Beckham mori një karton të kuq në rezultatin 2-2 dhe u përjashtua nga ndeshja. Anglia duhej të luante pjesën tjetër të ndeshjes me 10 lojtarë kundër 11 lojtarëve të Argjentinës. Ndeshja shkoi në kohë shtesë dhe penallti dhe Argjentina fitoi 4-3.

Pikërisht kjo ngjarje ngjalli revoltë të madhe tek tifozët, ndërsa “Daily Mirror” e përshkroi ekipin “10 luanë heroikë, një djalë budalla”.

David Beckham mori edhe kërcënime me vdekje nga fansat, ndërsa jashtë një bari në Londër u var kukulla e tij.

Futbollisti tha se ndihej i zhgënjyer nga shokët e skuadrës që nuk e mbështetën pas kartonit të kuq.

“Ndoshta është e ashpër të thuash se ende ndihem i zhgënjyer nga kjo. Kthej kohën prapa në atë moment dhe ishim të rinj. Po, kam bërë një gabim, por ka njerëz të caktuar në skuadra dhe në futboll që ju prisni t’ju mbështesin pa marrë parasysh se çfarë.”- tha ai.