Me një mesazh të ëmbël për ditëlindje, Arbër Çepani zbulon portretin e së dashurës

Për të gjithë ndjekësit e vëmendshëm të rrjeteve sociale, Arbër Çepani dhe e dashura e tij, Miss Shqipëria 2010, Arnita Beqiraj, kanë pak kohë që kanë dhënë sinjale se janë bashkë e po jetojnë një romancë të bukur. Diku me të njëjtën vendndodhje, diku me një mesazh të koduar, diku duke folur e diku tjetër jo, Arbri ka lënë të kuptohet se ai dhe Arnita kanë pak kohë që po shijojnë lidhjen e tyre.

Megjithatë, të dy janë përpjekur ta jetojnë lidhjen pa qenë në qendër të vëmendjes. Deri sot, kur Arbri dorëzohet dhe zgjedh ta ndajë me të gjithë urimin për ditëlindjen e Arnitës.

Advertisement

Në një festë me miq të ngushtë, Arnita ka festuar ditëndjen në jug të Shqipërisë dhe ku më bukur se në biznesin që Arbri e menaxhon prej vitesh. Organizatori kryesor ka menduar të gjitha detajet e festës surprizë për të bërë të lumtur të dashurën.

Urime për një udhëtim tjetër rreth Hënës!” – është mesazhi që i shkruan Arbri Arnitës në krah të kësaj fotoje të ëmbël, pas së cilës kanë vërshuar urimet e të gjithë miqve të çiftit.