Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj thuhet se është në muajin e pestë të shtatzënisë.

Ndonëse ka muaj që flitet se ajo dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër, asnjëri nuk e ka konfirmuar. Madje herë-herë janë përpjekur edhe t’i japin fund një lajmi të tillë.

Advertisement

Megjithatë videot gjatë një koncerti të saj tregojnë të kundërtën.

 Ndonëse e veshur me një xhaketë të zezë të lirshme,  mund ta dalloje fare mirë që poshtë saj fshihej një bark i rrumbullakosur që  nuk e pengonte aspak të kërcente lirshëm, përkundrazi…