Më në fund I-PHONE do të ulë çmimet shumë shpejt

Celularët i-phone kanë qënë nga më të shtrenjtët gjithmonë por tani me daljen e opsioneve të reja çmimet janë shtrenjtuar shumë. Të ardhurat e “Apple” nga shitja e celularëve “iPhone” ka rënë nga dhejtori dhe kompania më në fund ka menduar të bëjë disa ndryshime.

Sipas drejtorit ekzekutiv, Tim Cook, “Apple” do të ulë çmimet e “iPhone”-ëve në tregjet ku monedhat vendase janë dobësuar kundrejt dollarit.

Advertisement

“Vendosëm të bënim një ulje të çmimeve me shpresë që të ndihmojmë shitjen”, tha Cook për “Reuters”.

Më në fund Apple e paska kuptuar që duhet të bëjë dicka që shitjet të jenë si më parë.

/Living/