Më në fund, “American Oxygen” e Rihanna-s edhe në YouTube

Video e këngës më të fundit të Rihanna-s, “American Oxygen”, tashmë ka mbërritur edhe në YouTube.
Video ishte publikuar që më parë në platformën e Jay Z, Tidal, por tashmë mund të ndiqet nga të gjithë fansat edhe pa pagesë.
Në video ka shumë imazhe patriotike si flamuri Amerikan dhe Statuja e Lirisë.
Por gjithashtu edhe betimi i Barack Obama si President teksa bashkëshortja Michelle Obama e shikon, fjalime të Martin Luther King, arritje të NASA-s por edhe fansa që kalojnë mirë duke ndjekur ndeshje të ndryshme sportive.
Por nga ana tjetër ka edhe imazhe të dhimbshme të emigrantëve në trena, të bombave që shpërthejnë gjatë luftimeve, njerëz të pastrehë që kërkojnë para si edhe përplasje të dhunshme mes policisë e qytetarëve.
Në video e këngëtares shfaqet edhe rënia e dy kullave binjake më 11 Shtator 2001, të droguar që shesin lëndë narkotike, rracistë që djegin kryqe dhe uzina e fabrika që ndosin ambjentin.

Advertisement