Më mirë futbolli se femrat!

Saturday, December 6, 2025

Këtë përfundim e ka arritur një studim ndërkombëtar me titull TE GJITHË TË ÇMENDUR PAS FUTBOLLIT mundësuar nga Heineken. Në Itali futbolli është argumenti i parë për të cilin flitet mes miqsh (78%) përkundër 56% argumenti i femrave që renditet në vendin e dytë dhe 37% argumentit “punë” që renditet në vendin e tretë. Por kuptohet që pasioni i meshkujve për futboll duke mundur dhe pasionin për femrat nuk është një fenomen thjesht italian por mbarëbotëror. Sondazhi i mbështetur nga Heineken si një nga sponsorët e CHAMPIONS LEAGUE i ka dhënë nga një “karton të kuq” femrave që nuk janë mendimi i parë i meshkujve kur ata takohen më njëri-tjetrin.

Sondazhi është realizuar nga OnePoll dhe u bazua në një kampion me 5 300 meshkuj nga 15 vende të ndryshme, të moshave 25 – 40 vjeç. Kinezët (94%) dhe Rusët (93%) e shikojnë futbollin si argumenti më i rëndësishëm për të diskutuar. 10 Argumentet më kryesore për meshkujt rezultuan të ishin: futbolli (88 %), femrat (45%), puna (34%), makinat (19%), mbrëmjet e argëtimit (18%), familja (16%), ushqimi (14%), pushimet (10%), filmat (10%).

Kemi përshtypjen se në studim nuk janë marrë në konsideratë meshkujt shqiptarë, sepse në të kundërt do të ish futur si argument kryesor bisedash mashkullore dhe politika. 

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -