Me kë vrapoi Julka në Maratonën e Tiranës?

Që prej orës 9 të mëngjesit të sotëm ka nisur në Tiranë Maratona “Tirana 2016” me pjesëmarrës 1 200 vrapues të moshave të ndryshme.
Në aktivitet kanë marrë pjesë edhe shumë personazhe të njohur të ekranit e skenës shqiptare.
Një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja Julka.
Julka madje ka postuar në faqen e saj në Instagram një video të shkurtër ku duket teksa vrapon përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.
Me humorin e saj ajo na tregon se është ndeshur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Unë kisha menduar që Kryetari i Bashkisë ishte kthyer mbrapsht që në kthesën e parë, por ai paska shkuar deri në fund dhe e gjeta”, thotë Julka në video duke treguar për fansat e saj edhe kreun e Bashkisë me të cilin po vrapon krah për krah.

Advertisement