Me fat që e njoha…

Producenti ka bashkëpunuar me artisten për të suksesshmin BACK TO BLACK dhe ka thënë se kurrë nuk do t’a harrojë atë apo influencën që ajo pati në karrierën e tij. “Kam prodhuar këngë që 12 vite më parë se të njihja Amy-n, por pa fat. Në momentin që kisha filluar të mendoja se ndoshta nuk do t’ja dilja kurrë të bëja ndonjë hit e se do të bëja vetëm muzikën që më pëlqente të bëja, takova Amy-n. Krijuam atë që n’a pëlqente në vend që të bënin çfarë luhej nëpër radio asokohe. Një album si ai i Amy Winehouse realizohet një hërë në shumë kohë. Amy ishte një nga ato artistet e rralla që bënë një album vërtetë të rëndësishëm dhe njerëzit e deshën. Unë isha me fat që përshkova atë eksperiencë me të”. Mark Ronson e fitoi Grammy-n e tij të parë për prodhimin e 'Back to Black' por thotë se kjo nuk e ndryshoi aspak: “Fitimi i këtij çmimi dhe të pasurit sukses nuk m’a ndryshuan jetën, por më mësoi shumë për veten dhe për natyrën e këtij biznesi. Gjëja kryesore: duhet të punoj vetëm me gjëra në të cilat unë besoj, paçka ç’mendojnë të tjerët”.

Advertisement