Këngëtarja britanike ka shitur mbi 1 milion kopje të albumit të saj me titull “21”, i cili u publikua më janar të këtij viti. Artistja jo vetëm që është ripozicionuar në vendin e parë të klasifikimit BILLBOARD 200 për albumin 21, por ai është edhe albumi i parë që ka shitur 1 milion kopje në 2011-ën. Adele i ka prezantuar këngët e albumit me një performancë të jashtëzakonshme për VH1 UNPLUGGED, që mund t’a shikoni të plotë në MTVMusic.com.

Advertisement