Këngëtarja 52 vjeçare është përmendur në shtypin britanik më tepër se çdo yll tjetër në këto 10 vitet e fundit me 46,017 herë përmendje. Në vendin e dytë dhe te tretë renditen Simon Cowell dhe Robbie Williams me 29,888 dhe 28,563 përmendje secili. Brian Merron nga kompania Kantar Media, që u mor me përpilimine shifrave, nuk ishte aspak i çuditur me rezultatet e ka thënë: “Kjo është arsyeja përse Madonna konsiderohet si legjendë”. Edhe pse Simon Cowell u rendit në vendin e dytë, ai ishte personazhi që është përmendur më shumë në Britani gjatë vitit 2010. Ja dhe klasifikimi i plotë i 10 celebriteteve më të përfolura të dekadës në shtypin britanik.
1. Madonna: 46,017 përmendje
2. Simon Cowell: 29,888 përmendje
3. Robbie Williams: 28,563 përmendje
4. Kate Moss: 28,056 përmendje
5. Britney Spears: 27,588 përmendje
6. Victoria Beckham: 25,833 përmendje
7. David Beckham: 24,953 përmendje
8. Michael Jackson: 24, 688 përmendje
9. Sir Paul McCartney: 21,556 përmendje
10. Kylie Minogue: 19, 694 përmendje