Më e paguara në botën e showbiz

Ylli itelevizionit ka fituar 165 milion $ mes Maj 2011 – Maj 2012 falë ‘Oprah Winfrey Show’, rrjetit OWN TV, stacionit radiofonik satelitor, kopmanisë së prodhimit Harpo dhe revistës O. Ky ka qenë klasifikimi i përpiluar nga prestigjozja Forbes për Femrat më të pasura në botën e Showbiz-it. Pasuria e Oprah-s është 107 milion $ më tepër se personazhi i renditur i dyti në këtë klasifikim. Britney Spears ka gjeneruar plot 58 milion $ për këtë përiudhë kohe, 1 milion $ më tepër se Taylor Swift e cila renditet e treta. Rihanna dhe Ellen DeGeneres pozicionohen në vendin e katërt me fitime nga 53 milion $ secila, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez vijojnë me shumë pak diferencë me fitime prej 53 milion $. Më pas në klasifikim renditen supermodelja Gisele Bundchen, Katy Perry dhe Gjyqtarja Judy Sheindlin, me nga 45 milion $.

Paçka fitimeve të jashtëzakonshme, Forbes ka paralajmëruar se vitin tjetër ndoshta ajo nuk do t’a kryesojë më këtë listë, për shkak të ndryshimeve në aktivitetet dhe produksionet e saj. Në publikim shpjegohej: “Të ardhurat e saj neto (që llogariten diku tek 2.7 bilion $) do të mjaftonin t’a mbanin në krye të listës për 400 vitet e ardhshme, por ky mund të jetë viti i fundit që e shohim në krye të listës së grave më të paguara. Gjatë periudhës së përpilimit të listës, Winfrey fitonte para nga programi i saj, por ndërkohë e mbylli në Maj të vitit 2011. Ajo do të vazhdojë të marrë një rrogë në rrejtin OWN, kështu që burimet e saj financiare do të jenë programet që realizon me kompaninë e saj të produksionit HARPO, stacionin radiofonik satelitor dhe dhe revistës”. Pooooor mos qani për Winfrey-n, pasi edhe pse do të ketë fitime më të vogla se 165 milion $ vitin e ardhshëm, prapë do të ketë fitime që do t’a mbajnë në krye të listës…

Advertisement

Ja dhe lista e plotë e femrave më të pasura në botën e spektaklit:

 

1. Oprah Winfrey – 165 milion $

2. Britney Spears – 58 milion $

3. Taylor Swift – 57 milion $

4= Rihanna – 53 milion $

4= Ellen DeGeneres – 53 milion $

5= Jennifer Lopez – 52 milion $

5= Lady Gaga – 52 milion $

6= Gisele Bundchen – 45 milion $

6= Katy Perry – 45 milion $

6= Gjyqtarja Judy Sheindlin – 45 milion $