Lepurushja që donte të bëhej murgeshë

Por përpara se të ndodhte kjo, ajo mbante një poster me Jezu Krishtin në dhomën e saj duke ëndërruar se do të bëhej murgeshë. Gjatë fëmijërisë shkonte në kishë vazhdimisht dhe ndiqte dy herë në javë ritualin e meshës. Sot kjo gjë është e paimagjinueshme për një 40 vjeçare super seksi, e cila mund të jetë ende në formë për të pozuar për Playboy, siç është Jenny McCarthy. Në promovimin e librit të saj: “Bad Habits: Confessions of a Recovering Catholic”, aktorja ka përfituar për të folur pak për të shkuarën dhe se si jeta në Chicago e çoi drejt rrugës së show biznesit. Artistja ka pohuar se atëherë Jezu Krishti ishte jo vetëm i pranishëm me postera në dhomën e saj, jo vetëm kishte disa bluza ku shkruhej “E dashuroj Jezusin”, por figura e tij ishte për të atëherë sikurse Justin Bieber për të rinjtë e sotëm.

Advertisement