Kantautorja e re amerikane ka fituar gati 36 milionë dollar vitin e shkuar, nga të cilët gati 30 milionë vijnë nga turneu i saj botëror "Speak Now Tour". Në vendin e dytë renditen U2, me 32.2 milionë dollarë, ardhur nga "360° World Tour" të zhvilluar verën e shkuar dhe në vendin e tretë renditet këngëtari country Kenny Chesney me 29.8 milionë dollarë. Lady GaGa renditet në vendin e katërt me 25.3 milionë, ndjekur nga reperi Lil Wayne me 23.2 milionë.
Ja dhe top 10-shja e plotë e artistëve që kanë fituar më shumë në 2011-ën.
1. Taylor Swift – 35.7 milionë $
2. U2 – 32.2 milionë $
3. Kenny Chesney – 29.8 milionë $
4. Lady Gaga – 25.3 milionë $
5. Lil Wayne – 23.2 milionë $
6. Sade – 16.4 milionë $
7. Bon Jovi – 15.8 milionë $
8. Celine Dion – 14.3 milionë $
9. Jason Aldean – 13.4 milionë $
10. Adele – 13.1 milionë $