Mbyten dy adoleshentë në lumin Osum, gjendet njëri prej trupave

Policia arriti të gjejë trupin e 17-vjeçarit Ridvan Broka, që u mbyt një ditë më parë teksa po lahej në lumin Osum në Berat.

Bashkë me të u mbyt edhe shoku dhe bashkëmoshatari i tij Luan Demiraj.

Advertisement

Trupi i Brokës u gjet rreth 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dy të rinjtë u mbytën teksa po laheshin në një prej zonave më të frekuentuara të Osumit.