Tuna dhe Cozman prezantojnë projektin e radhës

Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu ka prezantuar projektin e radhës, në bashkëpunim me partnerin e saj, Cozman dhe me grupin, me të cilët ka bashkëpunuar për këngën “Fenix”.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Tuna ka publikuar këtë foto, e veshur me bikini, pranë rreperit Cozman.

Advertisement

Kënga e cila do të mbajë titullin “Holla”, sipas këngëtares do të dalë së shpejti në treg dhe do të jetë një hit i padiskutueshëm veror.

Një javë më parë këngëtarja nga Maqedonia bëri publik edhe bashkëpunimin me rreperin e famshëm amerikan, Fatman Scoop, të cilin në Shqipëri e njohin për hitin e viteve 2000 “Be Faithful”.

Edhe kjo këngë, sipas Tunës do të dalë në treg së shpejti.