Ministria e Punëve të Jashtme njofton të gjithë emigrantët shqiptar se të gjitha proçedurat për veprimet konsullore në Greqi do të realizohen me pagesë në dorë.
Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë mësohet se vendimi për pezullimin e punës në sistemin bankar në vendin helen, ka detyruar konsullatën Shqiptare dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të marri vendimin në fjalë.
“Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Janinë njofton se për shkak të pezullimit të punës në sistemin bankar në vënd, të gjitha pagesat për veprimet konsullore do të kryhen me para në dorë pranë këtij posti konsullor. Kjo proçedurë do të jetë e vlefshme deri në një njoftim të dytë”, theksohet në njoftimin e MPJ-së.