Dashi: Hëna në trekëndësh me shenjën tuaj ju dhuron humor të mirë dhe dëshirë për kontakte njerëzore: do të tregoni disponibilitet dhe savoir-faire në marrëdhëniet shoqërore. Dashuria ju buzëqesh dhe nëse keni vendosur t’a mbyllni me vetminë, forca… sex-appeal-i juaj kap vëmendjen e të gjithëve. Një koncert për të mos u humbur ose një projekt për t’u kultivuar, pasi t’a keni shqyrtuar me kujdes me autoritetet përkatëse.

Demi:  Intuita dhe instikti do t’ju ndihmojnë të kuptoni deri në ç’pikë mund të bëni rezistencë dhe kur duhet të jeni paqësorë. Nuk është e lehtë të veprosh gjithnjë në mënyrën e duhur, por këto ditë do të gjeni mënyrën për t’ja dalë mbanë. Kush ka një aktivitet autonom do të ketë momente intuite të jashtëzakonshme dhe largpamësi. Pas ditësh me tension dhe komplikime, dashuria paraqitet me ngritje.

Advertisement

Binjakët:  Me Hënën që kontraston pjesën më të madhe të iniciativave tuaja, entuziazmi dhe optimizmi që ju karakterizon aq shumë duket sikur avullojnë menjëherë. Fatmirësisht keni vendosmërinë e duhur për të përballuar çdo situatë. Pak ftohtësi në çift: nuk jeni të zemëruar, por për shkak të impenjimeve të shumta thjesht jeni pak të largët me njëri-tjetrin.

Gaforrja: Detyra dhe përditshmëria në plan të parë! Do të arrini sot kënaqësi që i dëshironi prej kohësh, të lidhura me lajme të shkëlqyera të natyrës praktike apo profesionale. Më në fund mund të firmosni atë kontratë kaq të rëndësishme për ju. Stomakun nuk do e keni fort mirë, pasi do të keni vështirësi me tretjen. Do të jetë shumë e rëndësishme që në tavolinë të zgjidhni argumenta bisedimesh, ndaj fikeni televizorin.

Luani: E martë e projektuar që në avancë: do të ndiheni të palodhur, do të keni mijëra projekte për të realizuar dhe shumë prej tyre do i çoni në fund pikërisht tani, duke përfituar nga qielli i shkëlqyer i ditës së sotme. Sipërmarrja dhe forca konstruktive do të jenë armët dhe guida më e mirë ku mund të mbështeteni. Fati nuk do të mungojë, sidomos në çështjet financiare. Momente të gëzueshme me partnerin.

Virgjëresha: Do të jeni të irrituar dhe pak të pasigurtë si pasojë e dis-harmonisë hënore, ndjesi këto që do të zgjasin deri nesër. Evitoni përplasjet në familje, përpiquni të mos bini në kurthin e provokimeve. Për ju do të ishte ideale të qëndronit të ngjitur me parnterin 24 orë në 24 por kur në realitet ndodh kjo gjë bezdiseni sepse ndiheni të shtrënguar.

Peshorja: Dita premton të jetë shumë e lëvizshme, plot programe të mrekullueshme dhe mundësi. SIngëll? Një takim do të kënaqë dëshirën tuaj për të reja. Keni në plan një darkë me kolegë apo miq tek e cila nuk mund të mungoni, nuk do t’jua falnin. Kush ka një aktivitet të pavarur mund të realizojë një projekt të ri shumë fitimprurës.

Akrepi:  Jeni shumë të zënë me çështjet e punës dhe nga akitvitete të lidhura me investime që kërkojnë impenjimin tuaj. Shpejtësia, këmbëngulja dhe rezistenca në punë janë kartat tuaja fituese. Jeni duke kaluar një periudhë shumë impenjative, por falë bashkëpunimit të yjeve gjërat duken të shkojnë për mirë. Do të përmirësohet edhe dialogu me partnerin.

Shigjetari: Hëna në kënd me ju e bën shenjën tuaj të preferuarën e ditës. Merrni përgjegjësitë dhe kini kurajon për veprimet tuaja që me siguri do të përfundojnë mirë. Shumë energji dhe komunikim do të jenë pikërisht ato që duhen për t’i dhënë një input të ri aktivitetit tuaj. Erëra pasioni fryjnë rreth jush, cilatdo qofshin kushtet tuaja sentimentale.

Bricjapi: Hëna në fushën e dymbëdhjetë ju shkakton më tepër probleme se avantazhe. Jeni të lodhur, nervozë dhe  intolerantë. Të mbyllur në vetvete dhe të përfshirë në mendime do t’a bëni situatën më të vështirë nga ç’është në të vërtetë. Le të flasim për mirëqenien. Mos e mbani gjithçka përbrenda: gjeni një mënyrë për t’u shfryrë. Ndoshta edhe duke thënë me zë të lartë arsyet e pakënaqësive tuaja.

Ujori: Nuk jeni të shurdhët përballë thirrjes së stinës së bukur që ju fton të pushoni pak ndoshta në shoqërinë e miqve të vjetër. Më në fund mund të vini në plan të dytë punët tuaja për t’ju dedikuar argëtimit tuaj. Kaloni një mbrëmje vetëm për vetëm me partnerin, por sigurohuni që të jetë ai që do të marrë iniciativën.

Peshqit: Një periudhë krize i ndodh kujtdo por jo të gjitha të këqiat vijnë për të dëmtuar dhe kjo pauzë mund t’ju shtyjë të hiqni prizën dhe të reflektoni: është i paevitueshëm një rimendim i përgjithshëm rreth aspiratave tuaja reale shpesh herë të frustruara. Nëse nuk mundet të bëni pazar çdo ditë, ruajini ushqimet në mënyrë që të mbeten të freskët për një kohë të gjatë dhe kini kudjes datat e skadencës.