Mbretëreshë me ndjekës fallco

Rreth 70% e ndjekësve të saj kanë një profil fallco, një profil i cili nuk është aktiv. Një zhgënjim i madh ky për Miss Grermanotta, e cila po mundohet shumë këto kohë të tërheqë vëmendje për shkak të albumit më të ri. Këtë radhë “monstrat” e saj të vegjël nuk e kanë ndjekur aq sa duhet. Ka qenë pikërisht analiza e StatusPeople (kompani e specializuar e rrjeteve sociale) që tregoi se më tepër se 70% të ndjekësve të Lady Gaga janë profile fallco. Artistja duhet t’a dorëzojë kurorën tek një tjetër artist që ka fansa të vërtetë.

Advertisement