Këngëtarja është fotografuar teksa mbërriti në dyqanin e Chanel në Milano dhe kish veshur një vello të gjatë deri në tokë plot me gura, një body të zi lëkure po me gura, lëkurën e kishte të bardhë e buzët e zeza. Mendohet se ky look është frymëzuar nga “vdekja dixhitale” e Lady Gaga. Kujtojmë se këngëtarja mori pjesë në iniciativën “Twitter suicide” javën e shkuar, iniciativë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sida-s. Si duket çmenduria më e fundit e artistes?