Mbledhjet me ambasadorët, sot PS dhe LSI; PD të mërkurën

Do të zhvillohen këtë të martë mbledhjet e grupeve parlamentare me praninë e ambasadoreve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që do të kenë në fokus reformën në drejtësi.
Nga të dhënat e fundit mësohet se Partia Socialiste do ta zhvillojë mbledhjen në orën 15.00, ndërkohë që dy orë më vonë ambasadorët do të jenë në selinë e LSI.
Partia Demokratike ndërkohë do ta zhvillojë takimin nesër, për shkak të impenjimeve të kryetarit të saj, Lulzim Basha.

Advertisement