Prokuroria kërkon të dhëna për Elvis Roshin

Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturën e posaçme që do të verifikojë integritetin e subjekteve që parashikon ligji i dekriminalizimit.
Nisur nga kjo, prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i ka kërkuar KQZ-së të paraqesë materialet paraprake për kreun e bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.
”Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm mbështetet në faktin se, në formularin e vetëdeklarimit të këtij subjekti, ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme, krahas angazhimit të saj, pret dhe mirëpret çdo informacion apo indicje nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët mbi rekordet e mundshme kriminale të zyrtarëve, brenda apo jashtë vendit, për të cilat janë parashikuar ndalimet përkatëse në ligjin ”Për Dekriminalizimin”.

Advertisement